LAJMI I FUNDIT: Kadri Veseli ftohet në Gjykatë, ja për çfarë

LAJME

Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje – Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli, shkruan Periskopi.

Gjykata mori vendim që seanca e radhës ndaj deputetëve të mbahet më 7 dhjetor, duke filluar nga ora 09:00.

Gjykatësi Beqir Kalludra ka ftuar në cilësinë e dëshmitarëve – Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe deputetët Naser Osmani, Armend Zemaj dhe Bekim Haxhiu.

Në fuqi ka mbetur masa e paraburgimit ndaj deputetëve Albin Kurti e Donika Kadaj Bujupi./Periskopi

Leave a Reply