Albin Kurti godet shum keq Hashim Thaqin Siç kemi qeveri të re, duhet me ta…!?

0
1137

Po vazhdon debati paralemntar për çështjen e taksës dhe raportet e Kosovës me SHBA-në, seancë kjo e kërkuar nga opozita e Kuvendit.Para deputetëve, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se është pozicion dhe opsion ekstrem të kërkohet heqja e taksës pa zëvendësimin e saj me reciprocitet.Tutje Kurti hodhi akuza ndaj presidentit Thaçi duke thënë se tashmë mes tij dhe presidentit serb,

Aleksandër Vuçiq ekziston një marrëveshje e gatshme “Mbajtja e
tarifës 100 përqind sic është pa reciprocitet është pozicion ekstrem, edhe heqja e plotë pa e vendosur reciprocitetin është opsion ekstrem, ne nuk duhet të jemi pro këtyrë ekstremve, unë jam i bindur që ka një qëndrim normal dhe ky është zëvedësimi i tarifës 100 përqind me reciprocitet, përgjatë këtij zëvendësimi gradual do krijoheshin edhe masat e vetëdijesimit për dialogun e ardhshëm”.Kurti ka thënë se siç ka Kosova tashmë qeveri të re, duhet të ketë edhe president të ri.

“Është legjitime që në poltikë të ndryshoh qëndrim. Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës e fillim të dialogut, kjo është gënjeshtër, bëhet fjalë për heqje të tarifës dhe mbyllje të dialogut, dhe ajo që po kërkohet është të thyhem unë si kryeministër që të marrë fuqi ai që ka bërë marrëveshje sekrete me Serbinë, vetëm 10 përqind të ishin gjasat që ka marrëveshje të gatshme, ne duhet të jemi të kujdeshshëm dhe unë jam i bindur që ka marrëveshje të gatshme”, tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here