Haradinaj: 100 herë me më thirrë Specialja 100 herë kam me dhanë dorëheqje

0
67

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka folur për ftesën e bërë nga Gjykata Speciale.

Haradinaj në ‘Debat Pernime’, deklaroi se i ka kaluar dy procese gjyqësore dhe se beson se nuk ka më obligime ndaj ligjit ndërkombëtar.

“Shikoni unë i kam kalu dy procese gjyqësore, jam ftuar edhe njëherë si i dyshuar për ato që dy herë i kam kaluar në Gjykatë nuk besoj më që kam më obligime ndaj ligjit ndërkombëtar për periudhën e luftës. Jam krenar për pjesën e luftës që jam kanë”, ka thënë Haradinaj.Tutje, ai komentoi edhe dorëheqjen e dhënë nga posti i kryeministrit si shkas i ftesës së bërë nga Gjykata Speciale.

Sipas Haradinajt, dorëheqja nga posti i kryeministrit nuk i ka kushtuar Kosovës duke potencuar se vetëm e ka fuqizuar atë.

‘’Shprehja 100 herë me u rrëzu, 100 herë qohna, 100 herë me më thirr 100 herë kam me dhënë dorëheqje”, ka thënë ai.“Dorëheqja ime nuk i ka kushtuar Kosovës, por e ka fuqizuar Kosovën për ata që marrin vesh”, ka deklaruar Ramush Haradinaj.“Nëse të bëhet presion për me ndryshu qëndrimet e juaja ndaj Serbisë jep dorëheqje dhe jo vetëm atë por edhe jetën se e kanë dhënë për mos me marrë në qafë Kosovën”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here