Thu. Jan 20th, 2022

Një ngjarje aspak e këndshme është regjistruar pak ditë më parë në Istog. Një burrë është parë duke kërcënuar, e më pas duke rrahur fizikisht një të mitur para QKMF-së në Istog.

Së pari shihet se si burri i panjohur deri më tani e kërcënon me fjalë fëmiun që ndodhej në veturën Mercedes, ndërsa më pas i njëjti futet në veturë dhe tregon forcën ndaj tij. “Mshele, mshele, mshele, për flokë të nxjerri jashtë” ishin kërcënimet e burrit të dhunshëm ndaj fëmiut, para se të futej prapa në veturë për të goditur djaloshin e vogël që ndodhej aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *