Ish-aktivisti i VV-së reagon pasi Kurti ia shtriu dorën presidentit: I kërkoj falje Thaçit që s’kemi lë të zezë pa i thënë

0
5747

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Muhamet Bytyqi, tani anëtar i Partisë Socialdemokrate ka shprehur mllefin e tij pasi që ALbin Kurti sot u përshëndet me dorë me presidentin Hashim Thaçi.Bytyqi i cili ka qenë i lënduar në protestën kundër zgjedhjes së Thaçit president, thotë se i kërkon falje këtij të fundit pasi nuk ka lënë të zezë pa i thënë së bashku me aktivistët tjerë.Postimi i tij:

Me pas qene kështu normal, ndoshta edhe ata qe kane vdekur do festonin sonte!Publikisht I kërkoj falje Hashim Thaçit që s’kemi lënë të zezë pa thënë për të, të nxitur nga egoja e llojit të politikanëve që s’kanë respekt për qenien njerëzore.Shumë i lumtur që në ditën kur u zgjedh Thaçi president, kam qenë vetëm i lënduar në protestë dhe nuk kam vdekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here