Lajmi fundit: Edhe një i prekur me coronavirus

0
760

Ai ka deklaruar se deri tani në vend janë testuar 271 mostra të dyshimta, derisa, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

“Deri më sot në Kosovë janë testuar 271 mostra të dyshimta dhe 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Informatat nga klinika infektive është se gjendja e pacientëve që janë duke u trajtuar e që janë 10 është stabile dhe me përjashtim të njërit nga pacientët, të tjerët janë duke marrë një trajtim mjekësor mbështetës. Dy nga të hospitalizuarit janë liruar për në shtëpi dhe do të qëndrojnë në vetkarantinë”, ka deklaruar ministri.

Vitia po ashtu ka informuar për disa veprime të ndërmarra pas gjendjes së emergjencës së shëndetit publik që është shpallur nga Qeveria.

“Dje ka përfunduar procedura për kontraktimin e mjetëve mbrojtëse mjekësore për personelin shëndetësor si maska respiratorë, veshje mbrojtëse për trup, mburoja për fytyrë, çarçafë dhe shërbime tjera mbështetëse për polici doganë, nga 400.000 euro të ndara më herët nga Qeveria”, ka thënë ai, duke shtuar se janë gjetur rezerva të pamjaftueshme.

“Qeveria ka alokuar gjithashtu 6.2 milionë euro për shfrytëzim të menjëhershëm, prej shumës prej 10 milion euro për zbatimin e aktiviteteve të përfshira në Planin e Veprimit kundër COVID-19”, deklaroi ministri./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here