Categories: Lajme

LAJMI I FUNDIT: Familjet me tre fëmijë do t’i marrin nga 2100 euro

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, e ka “liruar dorën” e buxhetit qeveritar, duke subvencionuar në mënyra të ndryshme për të ndihmuar familjet në Austri kundër krizës ekonomike me Covid -19.

Përveç 450 euro shtesë për të gjithë ata që janë të lajmëruar në Entin e Punësimit(AMS) nga 1 maj – më 31 gusht dhe uljes së taksës së pagës të punësuarve (pagesa nga punëdhënësi do të bëhet më se largu deri në fund të shtatorit), një bonus tjetër që do të shpërndahet këtë javë është për fëmijë, shkruan oe24.at.Nga 360 euro do të jepen për secilin fëmijë që jeton në Austri. Po ashtu nga 100 euro plus do të marrin secili fëmijë shkollor nga mosha 6-15 vjeçar. (Pagesa prej 100 eurosh do të jepet për obligimet e fëmijëve në fillimin e vitit shkollor), transmeton Albinfo Austria.

Të gjitha këto mjete do të paguhen deri në fund të kësaj jave. Kështu ka konfirmuar zyra e Minstres për Familje, Christine Aschbacher.

Kostoja e gjithë këtyre ndihmave familjare do të kapë shifrën e afro 700 milionë euro. Aplikimi i këtyre subvencioneve nuk është i nevojshëm. Paratë do të transferohen automatikisht në llogari.

Megjithatë shuma e njëjtë nuk vlen për ata fëmijë që jetojnë jashtë Austrisë.

Sipas një llogarie të bërë nga faqja zyrtare e kancelarit Kurz, familja e cila ka tre fëmijë, gjatë muajit shtator do të përfitojë nga shteti afro 2100 euro. Këto janë vetëm si ndihma familjare.

Partitë kundërshtare në Austri e kanë kritikuar shpërndarjen e këtyre bonuseve, duke i quajtur fushata para zgjedhjeve për Bashkinë e Vjenës, të cilat që do të mbahen më 11 tetor.

cima4

Recent Posts

Godet Kallashi :”Ky deputet mi ka lanë 20.000 euro bakshish për një natë?”

Donjeta Kosumi e njohur për publikun si KaIIashi është njëra nder femrat më të komentura…

6 hours ago

Urime na qoftë Isa Mustafa President koalicioni ‘Fitues’ mes LDK-së dhe PDK-së nga data..?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media ka folur…

8 hours ago

Ju kujtohet Adnani që pinte 70 çaja në ditë, E pabesueshme se çfarë ka ndodhur me të!

Adnan Ademi nga Vushtrria u bë i njohur në Kosovë shkaku i një interviste të…

9 hours ago

Lajm Tragjik , Ka humbur jeten ky person i Njohur i LDK-së (VIDEO)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të veprimtarit…

10 hours ago

Lajm shume shume i keq na Vjen nga QKUK-ja tash (VIDEO)

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private…

12 hours ago

Parashikim i frikshëm ky dimër do të jetë ndryshe nga të tjerët, ja detaje

Shërbimi meteorologjik AccuWeather ka publikuar një parashikim të madh sezonal për Europën. Në fillim të…

13 hours ago