Categories: Lajme

LAJMI I FUNDIT: Infektohen 17 deputetë me Covid-19

Dymbëdhjetë nga 17 parlamentarët e infektuar janë nga partia qeverisëse Bharatiya Janata, sipas një zyrtari qeveritar që e ka në posedim listën. Gjithë 17 ishin pjesë të dhomës së ulët të parlamentit që ka 545 anëtarë.
Së paku 17 anëtarë të parlamentit të Indisë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, është njoftuar nga zyrtarët qeveritarë të martën, duke dëshmuar për përhapjen e virusit në Indi ku numri i rasteve pozitive ka arritur në afro 5 milionë, njofton agjencia Reuters.

Deputetët janë testuar para rifillimit të punës së parlamentit të hënën pas gjashtë muajve. Deputetët që kanë rezultuar negativë kanë mbajtur maska, janë ulur në ulëse me xhama rrethues.Një nga të infektuarit është, Meenakshi Lekhi, e cila ka njoftuar se është mirë.

“Pas një testimi rutinë për COVID në parlament, është konfirmuar se kam rezultuar pozitive. Jam në shëndet dhe frymë të mirë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Nuk është bërë menjëherë e njohur se sa anëtarë të dhomës së lartë të parlamentit, që ka 245 ulëse, janë infektuar.Rastet në Indi po vazhdojnë të rriten. Të martën janë konfirmuar 83.909 raste të reja me koronavirus, duke çuar shifrën totale në 4.93 milionë. India është vetëm prapa SHBA-së me raste. Ndërkohë në 24 orët e fundit në Indi janë regjistruar 1054 të vdekur si pasojë e COVID-19, duke çuar shifrën në 80.776.

cima4

Recent Posts

Godet Kallashi :”Ky deputet mi ka lanë 20.000 euro bakshish për një natë?”

Donjeta Kosumi e njohur për publikun si KaIIashi është njëra nder femrat më të komentura…

6 hours ago

Urime na qoftë Isa Mustafa President koalicioni ‘Fitues’ mes LDK-së dhe PDK-së nga data..?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media ka folur…

8 hours ago

Ju kujtohet Adnani që pinte 70 çaja në ditë, E pabesueshme se çfarë ka ndodhur me të!

Adnan Ademi nga Vushtrria u bë i njohur në Kosovë shkaku i një interviste të…

9 hours ago

Lajm Tragjik , Ka humbur jeten ky person i Njohur i LDK-së (VIDEO)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të veprimtarit…

10 hours ago

Lajm shume shume i keq na Vjen nga QKUK-ja tash (VIDEO)

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private…

12 hours ago

Parashikim i frikshëm ky dimër do të jetë ndryshe nga të tjerët, ja detaje

Shërbimi meteorologjik AccuWeather ka publikuar një parashikim të madh sezonal për Europën. Në fillim të…

13 hours ago