Categories: Lajme

LAJMI I FUNDIT:Trusti ndryshon fjalët për datën 23, ja kur do të dalin paratë…!

Nesër bëhen një javë që nga dita kur është hapur aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve Trusti. Deri tash, për t’i tërhequr kursimet kanë aplikuar rreth 355 mijë kosovarë. Për datën se kur do t’iu kalojnë këto mjete në xhirollogari kontributdhënësve, janë deklaruar nga Fondi i Kursimeve Pensionale për Express.

Qytetarët e vendit duket se mezi e kanë pritur hapjen e aplikimit për tërheqjen e kursimeve. Shumica e kontributdhënësve tashmë kanë përfunduar aplikimin.

E ndonëse ishte thënë se paratë do t’iu kalonin në xhirollogari pesë ose shtatë ditë pas aplikimit, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Atyre do të iu duhet të presin rreth dy javë që t’i marrin këto mjete.Nga Fondi i Kursimeve Pensionale kanë deklaruar se shkaku i aplikimeve të shumta e kanë të pamundur teknikisht t’i realizojnë pagesat brenda një jave, sikurse kishin deklaruar para hapjes së aplikimit.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi i ka thënë Gazetës Express se deri tash kanë pranuar rreth 355 mijë aplikime për tërheqje të 10 përqindëshit të kursimeve.

“E vërtetë që kemi deklaruar që synonim që pagesën e parë ta bënim për 5-7 ditë pas aplikimit, por duke qenë se vetëm në 6 ditë kanë aplikuar më shumë se 350 mijë aplikues, e që pritet të jenë më shumë se 2/3 të gjitha aplikimeve të pritshme, kjo është teknikisht e pamundur të realizohet si për shkak të vëllimit të madh të aplikimeve, vështirësive që kishim me dhjetëra mijëra llogari me shënime që u desht t’i korrigjonim të dhënat për to, si dhe, më kryesorja duke marrë për bazë numrin e aplikimeve, nuk duam assesi që nxitimi për t’i kryer sa më shpejt pagesat të çojë në ndonjë lëshim teknik të panevojshëm”, ka deklaruar Demi.

Demi thotë se po synojnë që pagesën e parë ta bëjnë rreth datës 23 ose 24 dhjetor. I pyetur nëse ka mundësi që pagesat të realizohen para kësaj date, zëdhënësi i Trustit thotë se gjasat janë minimale.

“Andaj, siç kam deklaruar para se të niste aplikimi, ne kishim dy skenarë të mundshëm: 1) autorizimi i aplikimeve të kryhet për disa ditë (5-7 ditë) dhe 2) autorizimi i aplikimeve të kryhet për disa javë (në këtë rast dy javë). Rrjedhimisht, për shkak të numrit shumë të madh të aplikimeve, pagesa e parë synohet rreth datës 23 ose 24 dhjetor. Për t’u përgjigjur edhe në pyetjen e dytë, mundësitë që të kemi pagesë më herët sesa data 23 dhjetor janë tejet minimale”, thuhet në përgjigjet e Demit për Express.

Ndryshe, bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga Trusti, 8 mijë e 193 aplikues mund të tërheqin vetëm deri në 10 euro, 45 mijë e 675 aplikues nga 11 deri në 50 euro, 42 mijë e 535 aplikues nga 51 deri në 100 euro, 56 mijë e 903 aplikues nga 101 deri në 200 euro, 82 mijë e 265 aplikues mund të tërheqin nga 201 deri në 500 euro, 63 mijë e 21 aplikues mund të marrin nga 501 deri në 1 mijë euro, 35 mijë e 495 aplikues mund të marrin nga 1001 euro deri në 2000 euro, 8 mijë e 580 aplikues mund të tërheqin nga 2001 deri në 4000 euro dhe 1 mijë e 664 aplikues mund të marrin mbi 4000 euro.

cima4

Recent Posts

LAJMI I FUNDIT: Garip Sahiti kandidat për deputet nga PDK-ja,numër 106!

Dega e Partisë Demokratike në Shtërpcë përmës një njoftimi në faqen e saj ne Facebook…

2 days ago

Plani i PDK-së, rritje e pagës minimale deri në 300 euro e rritje pensionesh deri në 40% nga dat..!

Plani i PDK-së, rritje e pagës minimale deri në 300 euro e rritje pensionesh deri…

4 days ago

LAJMI I FUNDIT: Nëna e Hashim Thaçit dërgohet në Spital, ja gjendja e saj! (VIDEO)

Nëna e presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçi, është shtrirë gjatë ditëve të fundit në Klinikën…

4 weeks ago

Osmani nesër ose pasnesër shpallë datën e zgjedhjeve. Kjo mund të jetë data…

Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani pritet që nesër ose pasnesër të caktoj datën…

4 weeks ago

Arjan Çani: Nëse do isha kosovar KURR s’do e votoja Albin Kurtin, është krijuar e majta radikale

Arjan Çani: Nëse do isha kosovar s’do e votoja Albin Kurtin, Nuk e mbaj kur…

4 weeks ago

Përgatituni: Iu pret mot me shi e borë në dy ditët e muajit..!

Mësoni se ҫfarë moti do të mbretërojë në dy ditët në vazhdim në vendin tonë.…

4 weeks ago