Molliqaj thotë se Albin Kurti po e rrëzon veten sepse dëshiron ose pushtet absolut ose asgjë se lyp me…!?

0
567

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, nga kryeministri, Albin Kurti.

Në një status të gjatë në Facebook, Molliqaj thotë se Kurti e rrëzoi qeverinë që e udhëheqë me këtë veprim, dhe se ai po kërkon zgjedhje të reja që të fitoj më shumë pushtet.

‘’Dëshira për protagonizëm absolut, po i sjell shkarkimin Albin Kurtit. Atë po e shkarkon sjellja kapriçioze dhe aspak serioze ndaj aleatit kryesor të Kosovës, SHBA-ve, që u premtoi fillimisht heqjen e taksës kurse tash po i refuzon vetëm sepse po dëshiron të jetë udhëheqësi i vetëm i krejt proceseve’’, shkruan ai.

‘’Albin Kurti po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të, po rrezikon marrëveshjen e mundshme përfundimtare që do të zgjidhte problemet tona me Serbinë, po rrezikon të ardhmen e Kosovës… vetëm për protagonizëm. Vetëm që të jetë udhëheqësi i vetëm dhe absolut që pyetet për Kosovën’’Molliqaj thotë se Kurti e shkarkoi Veliun për të hequr vëmendjen nga marrëdhëniet e tij me SHBA’në.

‘’Tash kur përmes ndërprerjes së investimeve 200 milionëshe nga SHBA, dhe pas kërkesës së fundit zyrtare të ambasadës amerikane për heqjen e taksës, e kuptoi qartë që i ka rrëzuar të gjitha urat e bashkëpunimit me aleatin tonë më të rëndësishëm, po bën taktikë politike se gjoja Agim Veliu na qenka problemi kryesor i qeverisë së tij’’

‘’Asnjë qeveri nuk bie për shkak të një ministri. Sikur që nuk u prish koalicioni VV-LDK për shkak të një kryeparlamentari. Emrat e veçantë asnjëherë s’janë arsyet e rënieve të qeverive. Emrat e veçantë janë vetëm figura të një loje të madhe. Përveç kur emri i veçantë është Albin Kurti. Për këtë emër, ai prishë gjithçka tjetër. Albin Kurti po e rrëzon veten sepse dëshiron ose PUSHTET ABSOLUT dhe të jetë i VETMI që pyetet për Kosovën, ose asgjë. Të gjitha ose asgjë. Kjo është mendësia e Kurtit. Prandaj e kam thënë, dhe po e them sërish, ky njeri në pushtet përbën rrezik serioz për Republikën e Kosovës.’’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here