Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, është pyetur sot në Kuvendin e Kosovës pse nuk po jep dorëheqje nga politika, tani kur ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ndodhen në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kjo pyetje i është bërë nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
“Në mandatin e kaluar në këtë Kuvend patët deklaruar se do të jepni dorëheqje nga politika në momentin që e çoni në burg Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Kur ata janë në burg kisha dasht me ditë kur do të jepni dorëheqje pasi të është përmbushur misioni politik”, iu drejtua Musliu, Qunit, raporton Telegrafi.
Pas kësaj, u përgjigj Quni, duke thënë se pret epilogun, pastaj do të marrë vendim.
“Sa i përket deklaratës sime pasi t’i shoh prapa grilave të apostrofuarit presim epilogun, pastaj do të marr vendim edhe unë”, tha ai.
Ndryshe, deputetët kanë shkuar në pauzë deri në ora 15:00.
Videon rreth kësaj çështjeje mund ta ndiqni nga 1:50:00. /Telegrafi/
U.d. së Presidentes, Vjosa Osmani ka folur rreth kandidaturës së saj për presidente pasi që…
Nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, deri tani sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë…
Bleron Baraliu, analist politik, ka thënë se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përpara përfundimit të…
“Kafeneja jonë” është një prej serialeve që ka mbetur në kujtesën e publikut. Pavarësisht viteve…
Isa Mustafa i binudr qe kan punuar shum per kosoven ja qka thot. Isa ju…
Arjan Konomi, opinionisti i emisionit më të ndjekur në Shqipëri, “Përputhen” që në Top Chanel…