Nga sa vota morën dy vëllezërit kandidatë për deputetë: Njëri në PDK, tjetri në VV

0
48

Bajrush Xhemajli me PDK e Emrush Xhemajli me VV, janë dy vëllëzërit nga Ferizaj që në këto zgjedhje kandiduan për deputet. Por ky i pari, po del të ketë marrë më shumë vota në qytetin e tij, 5608 gjithsej, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë ditës së sotme ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në Ferizaj ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalur fituese me 17.221 vota apo 34.34 përqind, pasuar nga PDK’ja me 12.771 apo 25.47 përqind.Ajo që doli të jetë interesante nga zgjedhjet në këtë Komunë, kanë qenë dy vëllëzër që kandiduan pikërisht nga këto dy parti të ndryshme.

Bajrush Xhemajli që kandidoi me PDK’në mori kogja vota në komunën e tij, ai fitoi gjithsej 5608 nga bashkëvendasit e tij.Sidoqoftë, rezultat tjetër tregoi vëllai i tij Emrushi, shkruan Gazeta Metro.

Ndonëse ende nuk është publikuar lista e VV’së në këtë komunë, bëhet e ditur se 4 figurat që morën më së shumti vota kanë qenë Valon Ramadani, Hekuran Murati, Haki Abazi dhe Dimal Basha, ndërsa emri i Emrush Xhemailit nuk figuron askund.Se sa vota saktësisht ka marrë ky kandidat i Vetëvendosjes, pritet të shihet ditëve në vazhdim kur edhe do të publikohen listat e plota.

Ndryshe, KQZ më heret njoftoi se Vetëvendosje ka dalë e para me 202.968 vota apo 25.48 përqind, pasuar nga LDK 197.702 apo 24.82 përqind dhe PDK në vend të tretë me 169.211 apo 21.24 përqind.

Koalicioni AAK-PSD në vend të katërt më 11,57 përqind, pasuar nga Lista Serbe me 6.61 përqind.

Ndërkaq, rezultat zhgënjyes ka qenë ai për koalicionin NISMA-AKR-PD ku kanë marrë 39.495 vota apo 4.96 përqind.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here