Testi 30 sekondësh që ju tregon nëse e keni zemrën e shëndoshë

0
127

Gjendja e mirë shëndetësore e zemrës ose jo ndikon në direkt në jetën tuaj duke qenë prej organeve më të rëndësishme.

Përveç diagnostifikimeve mjekësore nëse ky organ është duke funksionuar në rregull, atë mund ta vëreni edhe vet përmes një testi të thjeshtë që zgjatë vetëm 30 sekonda.

Gjejeni një tas ose enë më të gjerë dhe në të vendosni ujë të ftohtë bashkë me ca copëza akulli. Fusni duart aty dhe mbajini për gjysmë minuti dhe shihni si po reagojnë ato.

Ka dy rezultate që dalin pasi t’i keni tërhequr duart nga uji i ftohtë: Nëse shihni se janë skuqur gishtërinjtë tuaj, ky është lajm i mirë. Kjo tregon se nuk keni probleme me oksigjenimin e gjakut tuaj dhe qarkullimin e gjakut, transmeton Klan Kosova.

Por në rastin tjetër, nëse shihni se gishtërinjtë ju janë mavijosur, apo kanë pamje të zbehtë, atëherë keni probleme me qarkullimin e gjakut.

Kjo tregon se qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë nivel të ulët të oksigjenit. Nëse edhe pasi t’i keni masazhuar duart nuk ka ndryshuar gjendja e tyre, atëherë duhet të kërkoni ndihmën te mjeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here